Ferrari nga viti 1962 shitet për gati 50 milionë dollarë

Ferrari nga viti 1962 shitet për gati 50 milionë dollarë

Pamje mahnitëse të incizuara me iPhone Xs, vërtetojnë që ka cilësinë më të lartë se çdo telefon tjetër

Ferrari 250 GTO nga viti 1962 u bë makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave të shitura në një ankand.

Pas një ankandi emocionues të koleksionistëve të pasur të makinave që mbahen nga shtëpia e RM Sotheby në Monterey, Ferrari legjendar i garave ka arritur çmimin deri në 48.4 milionë dollarë.

Makina më e shtrenjtë e shitur në ankand ishte më parë një Ferrari 250 GTO, i cili në vitin 2013 ndryshoi pronarin për 38.1 milionë dollarë.

Megjithëse rekordi i fundit prej 48.4 milionë dollarë është i jashtëzakonshëm, nuk është shuma më e lartë e parave që lënë mënjanë për një Ferrari 250 GTO.

Më parë këtë vit, koleksioni amerikan i makinave, David McNeill, pagoi 80 milionë dollarë për një Ferrari 250 GTO me një histori të pasur garash, por ky transaksion u bë direkt ndërmjet shitësit dhe klientit, pa ndërmjetës.

Ferrari 250 GTO nga 1962, i cili u shit në Monterey, mbart numrin e karrocerisë 3413 GT dhe prodhohet i treti në një rresht të një total prej 36 ekzemplarësh të prodhuar.

Fillimisht ai u përdor si një makinë testuese në Ferrari, dhe më vonë u drejtua gjithashtu nga kampioni i Formula 1, Phil Hil.

Makina u ble në vitin 2000 nga Greg Viten, dikur një nga ekspertët kryesorë në Microsoft dhe një koleksionist i famshëm i makinave, por nuk dihet shuma e pagesës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)