Festa e Fitër Bajramit, Rizani viziton familjet e dëshmorëve

Festa e Fitër Bajramit, Rizani viziton familjet e dëshmorëve

Lipjan: Fëmija rrëzohet nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani ka vizituar familjet e dëshmorëve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë festë duhet t’u gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.

Postimi i plotë i Rizanit:

Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen dhe lumturinë e njeriut. Në këtë festë duhet t’u gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.

Me familjarët e dëshmorëve i kujtojmë bijtë e tanë, familjet e qëndresës së jashtëzakonshme dhe ato sakrifica të panumërta që dhanë heronjtë e historisë sonë më të re, për të përkujtuar veprën më sublime të burrave të sakrificave të mëdha, të cilët nuk kursyen jetën e tyre, që neve sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë.

 

Vizitë në të gjitha familjet e dëshmorëve, me rastin e festës së Fitër Bajramit.Kryetari i PDK-së në Lipjan…

Posted by PDK – Dega Lipjan on Tuesday, 4 June 2019

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)