Festa e Flamurit, Lipjani vishet kuqezi

Festa e Flamurit, Lipjani vishet kuqezi

Hartohet orari i punës së Barnatoreve Farmaceutike të kujdestarisë në Komunën e Lipjanit

Lipjani sot është zgjuar kuq e zi. Në këtë 107- vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qytetet kanë nisur festimet e para.

Rrugët e Lipjanit kanë filluar të marrin ngjyrën kuq e zi, teksa atmosfera është shumë impozante.

Sheshi’’Adem Jashari’’ është pushtuar i gjithi nga flamuj, dhe simbole të tjera kuqezi çka tregon se atmosfera ka filluar të ndizet shumë herët.

28 nëntori për shqiptarët tashmë ka domethënien e tre ngjarjeve të rëndësishme. Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, daljen e parë në skenën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 28 Nëntor 1997 dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari. Në këtë ditë të shënuar në Kosovë pritet që të ketë edhe shumë aktivitete festive.

Gjithashtu, përveç aktiviteteve të tjera është parashikuar edhe shfaqja e filmit ‘’Nëntori i Dytë’’ në Qendren Rinore në Magure si turniri në po të njejtin lokalitet./Ulpianapress

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)