FFK-ja pret oferta për ndërtimin e gjashtë fushave sintetike

FFK-ja pret oferta për ndërtimin e gjashtë fushave sintetike

Drita shkruan historinë, fiton ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka hapur tenderin për ndërtimin e gjashtë fushave ndihmëse, në gjashtë qytete të ndryshme të Kosovës.

Në ftesën për ofertë thuhet se fituesi i tenderit ka për obligim përgatitjen dhe rregullimin e bazamentit për vendosjen e barit sintetik.

Vendi i ekzekutimit, siç shkruan, në njoftim janë stadiumet e anëtarëve të Superligës së Kosovës në futboll.Afati i fundit për paraqitjen e ofertës do të zgjasë deri më 11 gusht.“Të drejtë ofertimi kanë të gjitha organizatat profesionale nga e gjithë bota.

Komisioni i FFK-së do të njoftojë organet respektive të FIFA-s dhe UEFA-s për procesin e tenderimit dhe shpalljen e fituesit”, thuhet në njoftimin e FFK-së të premten.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)