FIBA VENDOSË PËR NDESHJET E KOSOVËS

FIBA VENDOSË PËR NDESHJET E KOSOVËS

Gazetari italian ‘shpërthen’ ndaj Milanit: Transferimi i Ibrahimovicit tregon se klubi s’ka projekt për të ardhmen

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, sot gjatë ditës ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Basketbollit të Kosovës për mos zhvillim të ndeshjeve të kualifikimeve të Kupës së Botës Kina 2019, që janë në program këtë javë.FBK kishte kërkuar që të mos zhvillohen ndeshjet pas aksidentit tragjik të trafikut ku humbi jetën Gazmend Sinani dhe u lënduan edhe tre basketbollistë të tjerë të kombëtares.

FIBA megjithatë, nuk ka pasur mirëkuptim për këtë kërkesë të FBK-së dhe kërkuar që ndeshjet të zhvillohen sipas orarit të paraparë.Insporti raporton se kjo organizatë, duke u ballafaquar me një situatë që nuk ia ndodhur më herët dhe me një kërkesë unike të FBK-së nuk ka mundur ndryshe.Zyrtarët e FBK-së, kanë dhënë detaje të komunikimit që kanë pasur me FIBA dhe kanë bërë të ditur se kërkesa e FBK-së është trajtuar në Munih (FIBA Evropa) dhe në Gjenevë (FIBA) dhe vlerësimi është se ndeshjet nuk mund të shtyhen, meqë nuk ka termine tjera të dispozicion sepse lëviz orari i kualifikimeve për Kupën e Botës.Po ashtu për shkak të të drejtave televizive, kontratave me sponsorë dhe obligimeve që janë ndërmarrë, FIBA nuk i ka shtyrë ndeshjet.Kështu, Kosova do të luajë me Hungarinë, të enjten në mbrëmje dhe me Poloninë të dielën në mbrëmje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)