Filloi ndërtimi i sallës së sportit në Ribar të Madh

Filloi ndërtimi i sallës së sportit në Ribar të Madh

Kryetari Ahmeti ka një urim pas rezultatit që Komuna e Lipjani është e para në përformancë më të mirë

Sot, në oborrin e Shkollës ‘’Kadri Beba në fshatin Ribar i Madh të Komunës së Lipjanit filloi ndërtimi i sallës së sportit, projekt ky i komunës së Lipjanit.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili ishte i pranishëm në aktin e vendosjes së gur-themelit ku theksoi se ky projekt kap vlerën e 183,610.78 euro, percjell Ulpianapress.Image may contain: 11 people, people standing and suit

Ahmeti duke uruar banorët e këtij vendbanimi, ka shtuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar për krijimin e hapësirave më moderne për nxënësit dhe për të rinjët ku ata mundë ti zhvillojnë aktivitetet e tyre të lira .Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and outdoor

Gjithashtu edhe përfaqësuesit e fshatit thanë se ky investim është më se i nevojshëm sidomos për nxënësit e fshatit Ribar, duke falënderuan Kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij për investimet në këtë vendëbanim kështu duke përmisuar çdo ditë e më tepër kushtet për një jetë sa më të mire. /Ulpianapress

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and outdoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)