Sot kanë filluar dëgjimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022.
Dëgjime Buxhetore janë mbajtur me me banorët e qytetit të Lipjanit, banorët e fshatit Topliqan, Jetës së Re dhe Fermerët e Komunës së Lipjanit.
Po ashtu takime lidhur me planifikim të buxhetit është mbajtur edhe me banorët e fshatit Grackë e Vjetër, Grackë e Vogël, Komunitetin joshumicë nga Rubovci dhe Lipjan.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2020 duke bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal, të cilët gjatë këtyre takimeve kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto debate për planifikimin e buxhetit se duke pasur qytetarë aktiv në këto debate është e lehtë përfshirja e projekteve me prioritare për qytetarin lipjanas.
Përmes këtyre takimeve me qytetarë nëpër vendbanime, synohet që të arrihet nxjerrja e nevoja dhe prioriteteve që kanë vendbanimet, në mënyrë që përmes kërkesave të marra drejtpërdrejt nga qytetarët dhe grupet tjera të interesit, të hartohen prioritetet për investimet kapitale
Me datë 08.08.2019 do të vazhdojnë dëgjimet publike me qyetarë për planifikimin e buxhetit komunal në:
Shkolla Fillore “Migjeni” Rufc i Ri ora 17:00
Shkolla Fillore “Kadri Beba” Ribar i Madh ora 19:00
COMMENTS