Golashënuesi më i mirë i Ulpianës, Ardi Shala, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Llapin.
Llapi ka vazhduar me përforcime, duke e zyrtarizuar edhe sot një prej tyre.
“Mesfushori i qendrës, 24 vjeçari prishtinas, Ardi Shala ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Ardi Shala është bashkuar me pjesën tjetër në përgatitjet për garat evropiane”.
“Ardi Shala, 24 vjeç, i lindur më 4 prill 1997 në Prishtinë. Është mesfushor i qendrës, luan edhe në pozitat e mesfushorit defanziv dhe ofanziv”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ai ishte ndër futbollistët më meritorë që Ulpiana u inkuadrua në Superligë, të cilëve u ndihmoj me 9 gola dhe 6 asistime. /Gazeta olle/
COMMENTS