Fillojnë punime në rrugën “Hajrullah Zymi”

Fillojnë punime në rrugën “Hajrullah Zymi”

Përkrahja e komuniteteve në Fushë Kosovë?

Kanë filluar punimet për rrjetin e kanalizimit atmosferik prej 91m gjatësi, në rrugën “Hajrullah Zymi”, rrugë kjo që i lidhë banorët e dy rrugevë “Nënë Tereza” dhe “Dardania’’ në Fushë Kosovë.

Donat Zharku, Inxhinier i ndërtimtarisë nga Drejtoria e Urbanizmit në Fushë Kosovë, i ka thënë gazetës Ulpianapres, se punimet në ketë rrugë pritet të përfundojnë në fillim të javës se ardhshme, dhe ky projekt është investimi i Komunës, i cili gjithsej ka kushtuar 12.747€.

“Punimet kanë fillu sipas kontratës, është duke u bërë kanalizimi atmosferik, dhe në fillim të javës se ardhshme, konkretisht të marten besoj se do të përfundojnë punimet me asfaltimin e kësaj rruge. Ruga “Hajrullah Zymi” është e gjatë 91m, dhe e gjerë 9m, më poshtë është 6m gjerësi, dhe ky projekt gjithsej ka kushtuar 12.747 €”, përfundoi Zharku./Ulpianapress/Kushtrim Halilaj

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)