Është bërë zyrtarisht hapja e fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica në Lipjan”, raporton EO
Ky projekt u financua nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku udhëheqësi i kësaj ministrie, Fatmir Matoshi, bëri hapjen e punimeve bashkë me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Pas takimit të përbashkët, Matoshi tha se me kryetarin Ahmeti ai u dakordua edhe për tre projekte të tjera kapitale që kanë të bëjmë me rregullimin e shtretërve në Komunën e Lipjanit e që janë në Magurë, Jankevë dhe Sllovi.

“Ministria e MMPH-së në vazhdën e 70 projekteve të infrastrukturës në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, të buxhetuara për vitin 2019 që i fillojmë në Lipjan me projektin e lumit Sitnica. Kemi kaluar problemet emergjente sfidat kryesore që kemi pas si vend dhe ka ardhur momenti që pak më tepër të përkujdesemi për mjedisin tonë. Me kryetarin u dakorduan që pas 1 muaji ne do jemi në Vrellë më përurimin e ujësjellësit që kemi përfunduar në vitin e kaluar dhe po ashtu u dakorduam edhe për 3 projekte të tjera kapitale që kanë të bëjmë me rregullimin e shtretërve në Komunën e Lipjanit e që janë në Magurë, Janjevë dhe Sllovi. Tashmë kur nuk e kemi rreziku e vërshimeve ne do mundohemi ti largojmë ujërat e zeza që tani më grumbullohen në këtë kolektor”, u shpreh Matoshi.
Matoshi shtoi se ministria që drejton bashkë me Qeverinë Gjermane dhe Zvicerane po punojnë edhe për projekte të tjera.

“Tashmë po punojmë në projektin e madh të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën dhe rajonin e saj që përfshinë edhe Lipjanit. Jemi duke punuar edhe me mbështetës të tjerë me Qeverinë Gjermane, Qeverinë Zvicerane për rregullimin e kolektorëve në të cilët do të lidhin gjithë qytetin e Prishtinës. Këto probleme nuk janë vetëm të kryetarit Ahmeti por edhe të ministrisë sonë”, shtoi Matoshi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se ky projekt kap vlerën e 1 milion eurove. Sipas tij, ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Lipjanit.
“Me rastin e inaugurimit të fillimeve të punimeve në shtatin e lumit Sitnica një projekt jashtëzakonisht për qytetarët e Lipjanit sepse është çështje ambientale është jashtëzakonisht i nevojshëm kolektori për trajtimin e ujërave të zeza që të ndërtohet me një kontratë me vlerë 1 milion eurosh është financim tërësisht i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, është i investimeve më të mira e ka mirëpret dhe e mirëpret Lipjani për shkak qe deri tash Sitnica ka qenë ujëmbledhës i ujërave të zeza. Falënderoj ministrin edhe për projektet që priten të implementohen”, tha Ahmeti.

COMMENTS