Fillojnë punimet për renovimin e banesave në qytetin e Lipjanit

Fillojnë punimet për renovimin e banesave në qytetin e Lipjanit

Arrestohen 3 persona që nuk zbatuan masat e lëvizjes në Komunën e Lipjanit

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur Zëvendës Ambasadorin Amerikan, Nicholas J. Giacobbe, Drejtoreshën e MCC për Kosovë Sarah Olmstead dhe Petrit Selimi, shef Ekzekutiv Sfidat e Mileniumit në Kosovë për të inaguruar fillimin e punimeve për renovimin e objekteve shumëbanesore në qytetin e Lipjanit.
“Mbështetja e juaj që qyteti ynë të duket edhe më bukur për ne dhe qytetarët e Lipjanit është mirënjohje e respekt i jashtëzakonshëm”, ka thënë Kryetari Imri Ahmeti, duke shtur se i jemi mirënjohës drejtoreshës së MCC Sarah Olmstead dhe Kryeshefit Petrit Selimit dhe gjithë përsonelit dhe partnerëve tjerë në këtë projekt kaq domethënës për qytetin tone.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka shtuar se renovimi i këtyre objekteve ku përfshihen 143 banesa të qytetarve tonë padyshim do të ket efekt në një jetë më të mirë me një kosto më të lirë dhe gjithsesi do ndikojë në mirëqenien e banorëve lipjanas dhe se qyteti
ynë me përfundimin e këtij projekti do të marrë një pamje të re.
Sarah Olmstead, drejtoreshë Ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), ka thënë se ky partneritet dhe bashkëpunim i mirë me Komunën e Lipjanit ka rëndësi të madhe sepse shënon një punë të gjatë.
“Është kënaqësi të të jemi këtu në Lipjan e sidomos në përmirësimin e fushës së energjisë, dhe shpresoj shumë që renovimet e tilla të japin një rezultat”, tha ajo.
Zëvendës Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, tha se këto punime janë shumë të rëndësishme me komunat në mënyrë që energjia të jetë më stabile.
“Është një rëndësi e veçant që ky projekt këto punime të renovimeve, bëjnë kështu që ekonomia dhe energjia të krijojnë një sistem stabil, kemi punuar shumë bashkë me partnerët qe të arrijmë deri këtu”, tha Giavobbe.
Ndërsa, Petrit Selimi, shef Ekzekutiv Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Komunën e Lipjani
“Është një projekt i rëndësishëm për Lipjanin do e rrisin efiçiencën elektrike dhe ndihmën për qytetarët e kësaj komune” tha Selimi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)