Fillojnë reshjet e para të borës në Lipjan

Fillojnë reshjet e para të borës në Lipjan

Cakaj kërkon Kosovën në UNESCO: Është shtet i pavarur me potencial të lartë

Gjatë orëve të mbrëmjes në Lipjan ka filluar të bjerë borë, njofton Ulpianapress.

Një ndryshim i tillë moti ishte paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Po sipas IHMK-së, edhe gjatë orëve në vijim priten reshje të dobëta bore dhe shiu.

Pas kësaj situate meteorologjike temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -4 gradë celsius.

Po sipas IHMK-së, kjo gjendje e motit do të jetë e paqëndrueshme, sepse nga dita e martë e tutje do të ketë ngritje në fushat termike dhe barike, duke bërë që merkuri në termometër të shënojë vlera deri në 12 gradë Celsius.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)