Në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë, ka filluar me asfaltimin e disa rrugicave në fshatin Gadime e Epërme, percjell Ulpianapress.
E për t’i parë për së afërmi punimet ka dalë edhe drejtori i kësaj drejtorie, Sead Aliu, i cili ka bërë publike edhe lajmin për fillimin e punimeve.
Aliu, së bashku më drejtorin e Prokurimit, janë pritur nga banorët e këtij lokaliteti, të cilët shihen të lumtur për fillimin e punimeve.
COMMENTS