Para pak çastesh ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuendit të Kosovës.
Sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje do të diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2019, pra Kryesia do të vendosë për procedim të projektbuxhetit në seancë plenare.
Ndryshe, Komisioni për Legjislacion e ka miratuar Projektligjin për buxhetin.
Rrjedhimisht ky komision ka konstatuar se ky projektligj nuk ka shkelje ligjore.
Projektligji është votuar me 7 vota për.
Kundër ka dalë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, mirëpo ajo është udhëzuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
COMMENTS