Komuna e Lipjanit po punon me kapacitete të plota në sanimin e gropave nëpër qytet si dhe në fshatra.
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Lipjan, ka filluar me sanimin e gropave në disa rrugë të qytetit si dhe nëpër fshatra, transmeton Ulpianapress.
Diamant Bytyqi zëdhënësi i komunës së Lipjanit, ka deklaruar se projekti per sanimin e gropave në rrugët e dëmtuara, është kontratë tre vjeçare që arrin vlerën afër 70 mijë eurove.
Tutje Bytyqi ka shtuar se vetëm këtë vit janë ndarë 40 mijë euro për këtë destinim, aty ku ka defekte.
‘’Projekti për sanimin e gropave në rrugët e demtuara, është kontratë tre vjeçare që arrin vlerën afër 70 mijë euro, këtë vit janë ndarë 40 mijë euro, do të sanohen gropat në rrugët e qytetit por edhe në fshatra, aty ku ka defekte’’./Ulpianapress
COMMENTS