Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka filluar projektin për menaxhimim dhe kontrollin e qenve endacak.
Lajmin për menagjimin dhe kontrollin e qenve endacak e ka bërë të ditur sot në seancën e KK-së së Lipjanit drejtori i Bujqësisë, Shefqet Amerllahu duke thënë se nga data 26.05.2018 ka filluar trajtimi i qenëve endacak dhe do të vadhojë deri ne fundvit, njofton Ulpianapress.
‘’Në kuadër të këtij trajtimi ëshë marr për bazë mjekimi i qenëve endacak, vaksinimi I tyre, kastrimi, stirilizimi e në raste të vecanta kur qentë janë të infeketuar dhe nuk kanë mundësi të sherohen është marr vendim që ndaj këtyre qenëve të behet asgjësimi apo eutamizia e këtyre kafshëve’’, ka thënë Amerllahu./Ulpianapress/
COMMENTS