Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takimin e tyre të radhës më 18 korrik.
Është Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini e cila ka ftuar në takim të dy palët përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme, transmeton Indeksonline.
Kjo gjë është konfirmuar nga një njoftim për media ku thuhet se takimi do të zhvillohet në kontekstin e vazhdimit dhe lehtësimit të dialogut.
Në takim pritet të bëhet shqyrtimi i progresit mbi marrëveshjet gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve deri më tani.
“Planifikimi i hapave dhe takimeve të ardhshme, me qëllim që të sigurohet që puna në mes dy palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, përfundohet në këtë komunikatë.
Duhet përkujtuar se takimi i fundit në mes Thaçit dhe Vuçiq ishte më datën 24 qershor ku Thaçi u shpreh se kishte qenë një takim i vështirë.
COMMENTS