Deputeti Fisnik Ismaili ka vizituar sot varrin e babait të tij, Muharrem Ismaili, prej ku ka publikuar një fotografi dhe një përshkrim ironizues ndaj asamblistit të Vetëvendosjes, Egzon Azemi, i cili kishte thënë se i ndjeri Ibrahim Rugova “ka varr luksoz”.
Ismaili, ka simuluar një dialog me babain e tij të ndjerë, duke shkruar se babai i tij i ka thënë atij që Chelsea do të fitoj kundër Liverpoolit me dy gola.
“Kesh me e pa babin sot te varri i tij luksoz. Tha që Chelsea dy copa ka me ia futë Liverpoolit, sepse e ka ditëlindjen. Gjithë ia ka qëllue”, ka shkruar Ismaili sipër fotografisë. /Periskopi/
COMMENTS