Fitim Selimi: Ibrahim Rugova, kishte bërë marrëveshje me presidentin e Serbisë Milutinoviç, për krijimin e një qeverie të përbashkët

Fitim Selimi: Ibrahim Rugova, kishte bërë marrëveshje me presidentin e Serbisë Milutinoviç, për krijimin e një qeverie të përbashkët

Thaçi ia dorëzon flamurin e Kosovës alpinistëve që do të ‘pushtojnë’ Kilimanxharon

Mjeku i luftës, ish-shefi i Sektorit të Shëndetësisë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fitim Selimi, ka reaguar lidhur krijimin e dosjeve për të bërë padi, me këtë rast ai ka bërë një analizë ku ka shkruar: Ju rikujtoj të gjithë atyre që kontribuan në krijimin e dosjeve për të bërë padi nëpër dyer e shtigje, nëpër tribuna e gjykata, të gjithë atyre që bëjnë koleksione të qenjeve të paidentitet e të pafytyra për të shfryrë kundër bijeve e bijave më të mira të kombit, kunder trimave të UÇK-së, se pikërisht në ditën e sotit në vitin 1999, kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kishte bërë marrëveshje me presidentin e Serbisë Milutinoviç, për krijimin e një qeverie të përbashkët.
Ishte kjo tradhëtia me e madhe që mund ti bëhej popullit tonë të shumëvuajtur, nga njeriu i cili insistueshëm donte të legjitimonte vetën si president!
Dhe përse pra?
Që në mënyre “legjitime” si president i zgjedhur në zjarrin e luftës, kur Kosova as arrinte ti varroste bijtë e saj të rënë për Lirinë, të nënshkruante në emër të një Partie- në emër të LDK-së, marrëveshjen e turpshme për krijimin e një qeverie të përbashkët me gjaksorët!
Dhe kur pra?
Mu në momentin kur BOTA shkrinte barot e çelik mbi pozicionet e okupatorit tonë shekullor, duke iu bërë aleate Ushtrisë Çlirimtare në NDËRMARRJEN E PËRBASHKËT ÇLIRIMTARE – dhe të ruajtjes së identtitetit të qenjës sonë kombëtare!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)