Fitim Selimi uron 28 Nëntorin: Kjo ditë më shumë se festë duhet te jetë reflektim

Fitim Selimi uron 28 Nëntorin: Kjo ditë më shumë se festë duhet te jetë reflektim

Fitim Selimi e uron djalin e tij hasret për ditëlindje: Gojart ti më bënë të ndihem mirë

Kryetari I AAK-së së Lipjanit Fitim Selimi ka uruar 28 Nëntorin. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se dita e pavarësimit është përmbushje është realizim, është arritje e mbijetesës së merituar njerëzore e kombëtare, njofton Ulpianapress.

Postimi i Selimit në Facebook:

‘’Të dashur miq!
Gëzuar e me shëndet në këtë festë!
Nuk është e zakonshme dita e sotit, s’ është kjo vetëm një qast!
Dita e pavarësimit është përmbushje është realizim, është arritje e mbijetesës së merituar njerëzore e kombëtare. Është kjo përmbyllje e nënshtrimit, është kulmim me liri e me Shtet.
Të gëzohesh e të festosh sot, është respekt, përfillje për kohën me mund e sakrificë, për njerëzit që ate e bënë, për përkushtimin e për gjakun në themel të saj.
Kontributi për këtë arritje e për këtë vlerë, niveli i përfilljes së saj duke përkujtuar e gëzuar me të drejtë e krenari, pa veprimin e duhur aktiv, pa punë të vazhduar e pa përkushtimin e sinqeritetin për ta ndertuar e fisnikëruar ate, s’ mbetet veqse emocion, veqse një qast, veqse datë e ditë e shenuar në kalendar.
Të festosh sot, mbi të gjitha duhet ta meritosh atë, duke qenë apo duke u bërë pjesë e ndërtimit në vazhdim. Kjo ditë më shumë se festë duhet te jetë reflektim!
Shpërputhja midis perkushtimit për të festuar dhe atij ndërtues s’është veqse demagogji, sabotim tradhëti e rrënim i Lirisë dhe Shtetit!
I meritofshim festat lirinë dhe Shtetin!
Gëzuar !’’

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)