Fitim Selimi uron Pavarësinë e Kosovës

Fitim Selimi uron Pavarësinë e Kosovës

Dr. Fitim Selimi zytarizon kandidaturën për të parin e PDK-së së Lipjanit

Kryetari i AAK-së së Lipjanit, Fitim Selimi ka uruar qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka shkruar se “do të doja që ky përvjetor të shënojë fillimin e një mbretërie në themelin e të të cilës do të do të gjente shtrirje e do te merrte pushtet sinqeriteti dhe dashuria midis njerëzve!”, transmeton Ulpianapress..

Ky është urimi i plotë i kryetarit Selimi:

Të dashur motra dhe vëllëzër!
Gëzuar dhe të bashkuar qofshim në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së vendit tonë!
Dita e pavarësimit është përmbushje është realizim, është arritje e mbijetesës së merituar njerëzore e kombëtare. Është ky fundi i nënshtrimit, është kulmim me liri e me Shtet.
Të gëzohesh e të festosh sot, është respekt, përfillje për kohën me mund e sakrificë, për njerëzit që ate e bënë, për përkushtimin e për gjakun në themel të saj.
Festa e gëzimi për këtë arritje e për këtë vlerë, niveli i përfilljes së saj duke përkujtuar e gëzuar me të drejtë e krenari, pa shoqërimin me veprimin e duhur aktiv, dhe pa punën e vazhduar dhe përkushtimin e sinqeritetin për ta ndertuar e fisnikëruar ate, s’ mbetet veqse emocion, veqse një qast, veqse datë e ditë e shenuar në kalendar.
Do të doja që ky përvjetor të shënojë fillimin e një mbretërie në themelin e të të cilës do të do të gjente shtrirje e do te merrte pushtet sinqeriteti dhe dashuria midis njerëzve!
Me pushtetin e dashurisë, ndërtofshim vlerat që ushqejnë dijen, njerëzoren, kombëtaren, profesionalen; që ushqejnë shtetin me obligimin për t’i perkujdesë të gjithë pjestarët e shoqërisë pa dallime, ku secili nga ata do te deshironte të ishte pjesē e asaj mbretërie , duke investuar veten në përherëshmerinë dhe pavdekësinë e saj!
Të festosh sot, mbi të gjitha duhet ta meritosh atë, duke qenë apo duke u bërë pjesë e ndërtimit në vazhdim. Kjo ditë më shumë se festë duhet te jetë reflektim!
Shpërputhja midis perkushtimit për të festuar dhe atij ndërtues s’është veqse demagogji, sabotim tradhëti e rrënim i Lirisë dhe Shtetit!
Ata të cilët me vetëdije e vodhën, e gërryen dhe e ngecën substancën Kosovë, le të fshihen thellë ku nuk i sheh as sy njeriu e nga ku s ndjejnë tingull kenge as arome feste.
Ballëhapur le të festojnë qytetarët tonë; të gjithë ata që bënë e që ruajtën vazhdimësinë e pastërt të punës e sakrificës së tyre për Kosovën!
I meritofshim përvjetorët e Lirisë dhe Shtetit!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)