Fitojnë të mëdhatë në Serie A, kemi lider të ri

Fitojnë të mëdhatë në Serie A, kemi lider të ri

Futbollistët më të dobët të sezonit (Foto)

Sonte ka qenë nata e skuadrave të mëdha në Serie A.

Napoli ka dalë përsëri në vendin e parë, duke mposhtur Genoan në udhëtim, shkruan “Lajmi.net”.

Napolitanët fituan me rezultat të ngushtë 3:2 me golat e Dries Mertens dhe Zukanovic (ag).

Për Genoan realizuan Adel Taarabt dhe Armando Izzo.napoli
Juventus ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e mundur SPAL-in, 4:1.

Golat për Juven i shënuan Federico Bernardeschi, Paulo Dybala, Juan Cuadrado dhe Gonzalo Higuain.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Alberto Paloschi.
Roma vazhdon me fitore, kësaj radhe duke mundur Crotonen.

Verdhekuqët fituan me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores e realizoi Diego Perotti nga penalltia.roma
Pas katër ndeshjeve pa fitore, trepikëshin e ka gjetur Milani.

Kuqezinjtë fituan në fushën e Chievos me rezultat të thellë, 4:1.

Për Milanin realizuan Suso, Bostjan Cesar (ag), Hakan Calhanoglu dhe Nikola Kalinic, ndëra për ekipin veronez rrjetën e gjeti Valter Birsa.milan

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)