“Fitorja e BDI-së, me meritat e LSDM-së”

Procedohet në Kuvend Kodi i ri Penal, Qeveria shpreson në luftimin e korrupsionit

Analistët politik në emisionin e mbrëmshëm “Studio e hapur” vlerësuan se fitorja e BDI-së në komunat shqiptare i atribuohet ndihmës së madhe që kjo parti ka pasur nga LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Ndërhyrjen e këtij të fundit ata e vlerësojnë si një precedent dhe dëshpërim për shqiptarët të cilët ishin për reforma dhe ndryshim në Maqedoni. Sipas analistëve Latif Mustava dhe Isen Saliu, votat të cilat i fitoi koalicioni opozitar “Aleanca me Besë” dëshmuan një rizgjim të dytë të shqiptarëve në Maqedoni dhe rreshtim të tyre pas koalicionit të ri shqiptar.

Sipas analistit Sefer Tahiri, koalicioni BDI-LSDM për zgjedhjet lokale është dakorduar që nga formimi i koalicionit qeveritar, ndërsa pjesë e kësaj marrëveshje ka qenë edhe fitorja e LSDM-së në Haraçinë.

Sipas analistit Qashif Bakiu, edhe përkundër ndihmës së madhe nga LSDM, BDI përsëri ka shënuar rrezultatin më të dobët që nga themelimi i kësaj partie. Ai kujtoi se për herë të parë BDI humb kaq shumë komuna dhe për herë të parë dallimi nga opozita është kaq i vogël edhe në ato komuna ku kanë fituar.

Analistët vlerësojnë se pas certifikimit të rezultatit zgjedhor do të ketë zhvillime të reja politike, ndërsa paralajmëruan edhe mundësinë për krijimin e një krize të re politike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)