Flet deputeti: Vetëvendosje asnjëherë nuk do të ndahet

Isa Mustafa pas pak nisët për në Gjermani, gjithçka gati në aeroport (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi nuk ka qenë i sigurt në pyetjen nëse do të ketë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk guxojë të paragjykojë tek e fundit nuk guxoj të them asgjë, sepse kjo gjë ju takon atyre që janë në konflikt apo që kanë probleme. Varet prej personit se a donë me i zgjedh problemet apo donë me dal jashtë por besoj që nuk ka nevojë që të dilet jashtë organizatës sonë”, ka thënë Kurteshi për televizionin Dukagjini.
Por Kurteshi me tej ka qenë i qartë duke thënë se VV nuk do të ndahet sipas tij, mund të ndahen disa individë por jo Vetëvendosja.
Përçarjet në VV u bën publike bashkë me një mesazh të Aida Dërgutit, e cila e quante ‘m**’ ish kryetarin e VV’së, Albin Kurti.
Partia e Visar Ymerit mbajti Këshillin e Përgjithshëm ku u vendos për zgjedhje të reja. Vetë Ymerit, i cili nuk ishte prezent, mandati në krye të VV’së i kalon në muajin shkurt 2018.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)