Flet i plagosuri që u godit nga plumbi rastësisht: Jam mirë, plumbi me kapi duke dal nga lokali

Flet i plagosuri që u godit nga plumbi rastësisht: Jam mirë, plumbi me kapi duke dal nga lokali

Dekorohet sheshi “Adem Jashari” në Lipjan për festat e fundvitit

Mbrëmë rreth orës 23:40 në qytetin e Lipjanit u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person mbeti i vrarë dhe dy persona mbetën të plagosur. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që Ulpianapress ka zbuluar detaje të reja se si ndodhi rasti, ku gjithçka ndodhi pas një fjalosje qe u shkaktua në kafiterinë që ndodhet në rrugën « Lidhja Prizrenit ».

Andi Bikliqi, njëri prej të plagosurve, tha për Gazetën Ulpianapress se ai është qëlluar rastësisht duke dal nga lokali.

Sipas tij, plumbi e ka goditur gabimisht në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Jam mirë dhe po mjekohen në shtëpi, jam qëllu rastësisht duke dal nga lokali”, tha ai shkurtimisht për Ulpianapress.

Në natën e mbremshe mbeti i vrarë 22 vjeçari Dradan Gashi nga komuna e Lipjanit, kurse i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në sipatin e Prishtinës./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)