Flet prokurori: Milaim Zekën e arrestuam se u frikësuam se po e merr në dorë Kanunin, e na bën kahre

Flet prokurori: Milaim Zekën e arrestuam se u frikësuam se po e merr në dorë Kanunin, e na bën kahre

Ahmeti me urim special për ditëlindjen e mbesave të tij (Foto)

Prokurori i Themelores në Prishtinë, Rexhep Maqedonci ka konfirmuar arrestimin e deputetit të Kuvendit të Republikës, Milaim Zeka. Prangosja e deputetit kosovar erdhi si pasojë e një deklarate që ky i fundit e bëri në emisionin DPT te Fidani në T7

I njëjti kërcënoi se do ta ndjek me kanun prokurorin që e kishte rastin e tij, për vizat.

Lidhur me këtë çështje, prokurori Maqedonci, në një prononcim për “Indeksonline”, ka deklaruar se arrestimi i Zekës lidhet direkt me kanosjen ndaj prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Madje, Maqedonci ironizoi duke thënë se i janë “frikësuar” Milaim Zekës se s’është gjallë ‘pleqnari i moçëm’, Xhemail Abria.

“Kemi pas frik mos pe merr Kanunin në dorë, me marrë në dorë, na bën kahre. Xhemal Abria ka vdek, tash s’ka kush na merr vesh me të. E për këtë e kemi arrestuar me ja ndal turrin”, është shprehur prokurori.

Sipas tij, rasti është në procedurë hetimore dhe i njëjti do të dënohet sipas ligjeve të parashikuara. e parasheh ashtu dhe kemi vepru.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar në ora 9:00 të mëngjesit deputetin Zeka dhe i njëjti pasi është marrë në pyetje me vendim të i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)