Autobusi i aksidentuar në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, është nga agjencioni i udhëtimit “Endriti”.
Ashtu siç u raportua, ky aksident la të vdekur dy persona, pasi dyshohet se humbi kontrollin dhe hyri në një pompë të benzinës.
I kontaktuar nga Infokusi ka folur pronari i kësaj kompanie, Afrim Sejdiu, i cili aktualisht është jashtë vendit.
Ai ka thënë se është i informuar lidhur me ngjarjen që ka ndodhur, por nuk informacione se si erdhi deri tek ngjarja.
“Po, menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti jam informuar. Unë jam jashtë vendit dhe nuk kam informacione se si u përplas autobusi në atë pompë të benzinës. Nuk e di as ka pasur të lënduar”, ka thënë për Infokusin pronari i kompanisë Endriti.
COMMENTS