Derisa në Kosovë shohim raste ku njerëzit tregojnë indiferencë edhe në situata kur njeriu lufton me vdekjen, siç ishte ai me një person në Gjilan, megjithate fatmirësisht ka njerzillëk në këtë vend dhe persona shpirtbardhë, që kanë ruajtur ndjeshmërinë edhe për trajtimin e kafshëve. Këtë e dëshmon rasti i Flora Bujupit nga Lipjani.
Në një thirrjë të gazetës, drejtuar Flora Bujupit, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, për t’i dalur në ndihmë një qeni, që për dy ditë rresht po përpëlitej i tëri në dhimbje nga plagët e marra prej goditjes nga vetura, i menjëhershëm ka qenë reagimi saj.
Megjithëse Bujupi kishte rast vdekje në familje, e përkushtuar në humanizmin e saj, ajo gjeti kohë vetëm gjysmë ore pas kontaktit që e pati gazeta Ulpianapress me te, që të arrijë në vendin e ngjarjes. . Më pas me taxin që e kishte paguar me para të veta, Bujupi e mori qenin dhe e transportoi për trajtim.
Të lumtë Flora Bujupi! /Ulpianapress/
COMMENTS