Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Stephanie Eble, shefe e misionit të FMN-së për Kosovën, me të cilët ka biseduar për prioritet e Qeverisë së Kosovës në fushën e arsimit.
Bytyqi pasi ka folur për gjendjen e përgjithshme në arsim dhe hapat të cilët planifikohet që të ndërmerren në përmirësimin e cilësisë, ka vlerësuar ndihmën që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë në sektorin e arsimit në Kosovë.
Ndërsa, shefja e misionit të FMS-së për Kosovën, Stephanie Eble ka folur për ndihmën që FMN mund të ofrojë në përmirësimin e politikave arsimore në të ardhmen, në mënyrë që të arrihen rezultate në përmirësimin e cilësisë.
© KOHA
COMMENTS