Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ka njoftuar se po vazhdojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupit të një personi të zhdukur pas një aksidenti automobilistik.
Operacioni po zhvillohet nga efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në bashkëpunim me një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe solidaritet të plotë me familjen në këtë moment të vështirë.


COMMENTS