Foshnjat e lindura me prerje cezariane kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti ose të jenë obesë

Foshnjat e lindura me prerje cezariane kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti ose të jenë obesë

Ja si mund t’i largoni lythat pa dhimbje – me vetëm një përbërës që e keni në shtëpi

Fëmijët e lindur me prerje cezariane apo induksion kanë rrezik tri herë më të madh të vuajnë nga çrregullimet metabolike, si diabeti apo obesiteti, sipas një studimi të ri të bërë nga universitetet në Australi, Holandë, Irlandë dhe në Britani të Madhe.

Shkencëtarët e monitoruan gjendjen shëndetësore të femrave dhe fëmijëve të tyre për 13 vjet. Ata zbuluan se fëmijët e lindur me prerje cezariane kanë më shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë problemet me frymëmarrje dhe ato metabolike, si dhe ekzemat, transmeton koha.net.

Gjatë analizës u shqyrtuan të dhënat nga rreth 500.000 femra dhe fëmijë. Të gjithë kishin lindur në New South Wales midis viteve 2000 dhe 2008. Femrat që morën pjesë në studim ishin të shëndetshme, nuk pinin duhan dhe as konsumonin materieo opioide. Ato ishin midis moshave 20 dhe 35 vjeç dhe e kishin lindur në mes javës së 37 dhe 41 vetëm një foshnje me peshë mesatare. Në 88 për qind të rasteve ato e morën ndonjë ilaç kundër dhimbjeve.

Rreth 43 për qind e femrave kishin pasur lindje të indukuar, 11 për qind prerje cezariane, dhe 38 për qind lindje vaginale pa ndërhyrje.

U konstatua se fëmijët e lindur me induksion kishin tri herë më shumë gjasa të preken nga verdhëza dhe të kenë probleme me ushqyerjen. Fëmijët e lindur me prerje cezariane e kanë një gjasë më të madhe të vuajnë nga hipotermia në 30 ditët e para të lindjes. Në moshën më të vjetër ata kanë dy herë e gjysmë më shumë shanse të zhvillojnë çrregullime në metabolizëm, si obesiteti ose diabeti.

“Ajo që e kemi bërë në studim, i cili është unik, është hulumtimi i ndikimit të hormoneve që e nxisin dhe stimulojnë lindjen e fëmijës. Ne do të vazhdojmë të hulumtojmë me ekipin tonë ndërkombëtar”, tha dr. Lillian Peters, epidemiologe në dy universitete holandeze në Amsterdam.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)