Është një fenomen tepër i rrallë, i habitshëm dhe i bukur në të njëjtën kohë.
Ky është momenti i lindjes së një fëmije, i cili gjendet brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”, një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje.
Dhe një rast i tillë është shënuar në Tiranë, në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha Anika Dokle, përmes një statusi në Facebook, ndërsa poston edhe foton e fëmijës, i cili siç thonë legjendat, pritet të jetë me fat!
COMMENTS