Është mirë të shohësh njerëz që bëjnë gjëra të mira këto ditë kur bota po shndërrohet në një kaos çdo ditë e më shumë.
Këto foto tregojnë se edhe gjërat më të vogla mund të ndikojnë që njerëz të tjerë të frymëzohen nga ato.
Më poshtë do t’i gjeni disa gjëra të mrekullueshme në botë për të cilat njerëzimi mund të krenohet, transmeton Gazeta Express.
Shikoni ato:
Vajza e vogël ia fshin lotët burrit në TV
U takuan në aeroport dhe vendosën ta përqafojnë njëri-tjetrin
Zjarrfikësi ia vendosi maskën e oksigjenit një maceje e cila sapo ishte shpëtuar nga një ndërtesë që kishte marrë flakë
Një ushtar vrapon së bashku me djaloshin i cili mbeti i fundit në grup në një maratonë
Punonjësit e një kompanie pastrimi u veshën në kostume të super-heronjve për t’i gëzuar fëmijët në një spital
Një herë në javë, ky berber ofron prerje flokësh pa pagesë për të pastrehët
Një plak i panjohur mëson një të ri si ta lidhë kravatën
Dy të rinj shpëtojnë një qengj në ujë
Njerëzit bëhen bashkë për ta shtyrë një tren në mënyrë që të shpëtohej një grua që kishte mbetur e ngujuar mes platformës dhe trenit
Këta të rinj ndaluan dhe i dhanë ujë një koale të etur
Dhe në fund: një fëmijë duke përqafuar mikun e tij të ngushtë
COMMENTS