Fotografi e paparë deri më tani kur Haradinaj ishte rrahur me ushtarët rusë

Fotografi e paparë deri më tani kur Haradinaj ishte rrahur me ushtarët rusë

Lipjan: Policia arreston një person pasi i gjejnë një pistoletë

Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shprëndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme.
Kjo fotografi e papublikuar më parë tregon lëndimet që Haradinaj kishte pësuar nga përleshja me forcat ruse menjëherë pas luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Fotografia është publikuar nga “Republika.rs”.

E edhe në vitin 2013 një organizatë serbe e quajtur “Srpski Narodni Pokret”, u kishte dërguar mediave në Serbi fotografi menjëherë pas sulmit që forcat ruse i kishin bërë Haradinajt.

Aty ishte dhënë edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhej gabimisht se gjithçka ka ndodhur në Mushtisht afër Suharekës, e siç dihet përplasja kishte ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës, transmeton lajmi.net.

“Njësia ruse pjesë e KFOR-it kishte ndalë një veturë me terroristë të armatosur në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj. Pasi që shumë shpejtë janë mposhtur dhe çarmatosur Haradinaj i ka thënë parashutistit rus se është xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte ai armatosur”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe.

Fotografia e paparë deri më tash… Haradinaj pak kohë pas përleshjes me forcat ruse.

Momenti i arrestimit pak çaste pas përleshje…

rammtt

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)