Fqinjët e Habiljave siç nuk i keni dëgjuar, çfarë thonë për bimën jeshile që të ‘pasuron’!

Fqinjët e Habiljave siç nuk i keni dëgjuar, çfarë thonë për bimën jeshile që të ‘pasuron’!

Më shumë se 50 pjesëtarë të UÇK-së kanë vrarë veten pas luftës (Video)

Prindërit e Moisi Habilaj jetojnë në Babicë të Vlorës, dhe të gjitha akuzat e ngritura nga autoritetet italiane që e konsiderojnë kreun e bandës së trafikut ndërkombëtar nga Shqipëria drejt shtetit fqinj, i quajnë të pabaza.

Sipas tyre familja ka bërë lekë duke nisur punën me dy sera, e më tej me dy dynym me bizele. Por vila e Habilajve, është e vetmja që bie në sy për nga luksi në fshatin e varfër të Vlorës. Emisioni satirik “ByPass” Show në Vizion Plus ka shkuar në këtë fshat për të pyetur fqinjët e Habiljave, se me cfarë merren ata dhe nëse mund të bëjnë pasuri të tilla si komshinjtë e tyre, vetëm duke u marrë me bimë. Ironia në fjalët e tyre është mjaft e dukshme: Mos kanë mbjellë drogë, se bimë jeshile kemi dhe ne por nuk kemi bërë vila, thonë ata. Dhe panorama që ofrojnë ndërtesat dhe jetesa që ata bëjnë është mëse e dukshme. Nuk kanë të krahasuar me vilën luksoze të Moisi Habilaj. /Gazeta Express

Ndiqni per me shume videon nga minuta 12:0

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)