“FRANCE FOOTBALL” I KËRKON FALJE ANDRES INIESTAS

“FRANCE FOOTBALL” I KËRKON FALJE ANDRES INIESTAS

UEFA me postim të veçantë për fitoren historike të Kosovës

Andres Iniesta i thotë lamtumirë Barcelonës në fund të sezonit dhe do ta vazhdojë aventurën në Kinë, pasi i fitoi të gjitha trofetë me klubin katallan.Megjithatë, nëse titujt nuk i kanë munguar në aspektin ekipor, në atë individual 33 vjeçari përkundër talentit shumë të madh dhe vlerësimit si një prej mesfushorëve më të mirë i të gjitha kohërave, nuk arriti ta fitojë asnjëherë “Topin a Artë”, edhe pse ishte disa herë i nominuar.

Revista franceze “France Football” e cila ndan çmimin e “Topit të Artë”, ka bërë një autokritikë nëpërmjet një editoriali të kryeredaktorit të saj, Pascal Farre.“Iniesta nuk është një lojtar, është LOJTARI! Pa të, Messi me shumë mundësi do ishte lodhur nga Barcelona. Talenti i tij ishte shpikja. Altruizmi ndoshta ka bërë që t’i privohen çmimet individuale. Në vitin 2010 u rendit i dyti për ‘Topin e Artë’ dhe në vitin 2012 u rendit i treti. Mes emrave të mëdhenj që mungojnë në listën e ‘Topit të Artë’, emri i Iniestas është ai që vret më shumë”, shkruan Farre.Kujtojmë se në vitin 2010, Andres Iniesta ishte favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”, pasi me golin e tij i dha Spanjës Botërorin si dhe me Barcelonën shkoi deri në gjysmëfinale të Champions League, por në mënyrë të papritur trofeun e fitoi shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)