Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, thotë se është kërcënuar me një mesazh në Facebook nga vëllai i një anëtari të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Vëllai i aderimit të ri në VV, Ajvaz Berishës, më paska kërcënuar përmes mesazhit të mëposhtëm”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Në mesazhin që Krasniqi e ka publikuar e që thotë të jetë i vëllait të Ajvaz Berishës, deputeti i PSD-së porositet që të mos vazhdojë të flasë keq për familjen Berisha.
“Frashër Krasniqi ju kishi shkrue shumë keq për vëllaun tim. A po mendon që e ke rreh Milaim Zekën e tash po të tuten të tjerëtKërko falje publikisht, ndryshe do të pin e zeza.Hala sje ra në hunlesh të qiftit tem. Pyet për mua pak e tani fol për familjen time keq” shkruhet në këtë mesazh që ka publikuar Krasniqi.
Sipas deputetit Krasniqi, këto janë argumente për mbrojtje të një anëtari të VV-së që akuzohet edhe për vepra të rënda penale.
“Pra këto janë “argumentet” e vetme në mbrojtje të aderimit të ri në VV, që akuzohet për vrasje e krime tjera”, ka shkruar Krasniqi. /GazetaExpress/
COMMENTS