FSK-JA I KUNDËRPËRGJIGJET VULINIT

FSK-JA I KUNDËRPËRGJIGJET VULINIT

Sirianët po hanë mbeturina për të mbijetuar

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk kanë komentuar deklaratën e një dite më parë të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ku tha se ushtria serbe është gati për ndërhyrje aty ku kërcënohen qytetarët serbë.

Kjo deklaratë e tij është bërë pas vrasjes së Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e Veriut.

“Nuk komentojmë deklaratat e kujtdo qofshin ato”.

“Kosova është shtet i pavarur dhe ka institucionet e veta shtetërore të sigurisë. FSK vazhdon të kryej detyrat dhe aktivitet e planifikuara vjetore në bazë të misionit aktual që ka”, kanë thënë nga Zyra për Media e KSFK-së.

Në këtë ministri thonë se për mbrojtjen e Kosovës nga rreziqet e jashtme përgjegjës është KFOR-i”.

“Për të ruajtur rendin dhe ambientin e sigurt në Kosovë përgjegjës janë Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Sigurisht se ata marrin masat në përputhje me situatat e krijuara në bazë të misionit që kanë”, thuhet në përgjigjen e tyre për klankosova.tv.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)