Koha qe kaloni me familjen dhe fëmijët, përveç qe forcon lidhjet ka edhe përfitime shëndetësore te panumërta.
Një përqafim i thjeshtë që u jepet atyre që doni ndikon pozitivisht ne shume aspekte.
Kur e shkëmbejmë këtë shenjë të dashurisë dhe afërsisë, shfaqet oksitocina, i njohur edhe si hormoni i dashurisë. Kjo substancë rregullon sjellje të shumta sociale, nxit lidhjet sociale dhe rrit zhvillimin e trurit duke reduktuar ankthin dhe stresin. Prodhimi i saj stimulohet jo vetëm nga përqafimet, por edhe nga ushqimi me gji dhe nga kontaktet e lëkurës në lëkurë.
Sipas hulumtimeve të reja nga Spitali i Fëmijëve Ndërkombëtar në Ohajo, dashuria që shprehet kryesisht përmes përqafimeve gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës është edhe më e rëndësishme sesa është menduar më parë. Studiuesit kanë vënë re se sa më shumë që të përqafosh një fëmijë, aq më shumë truri i tij ka mundësi të zhvillohet. Sipas hulumtuesit Dr. Nathalie Maitre, ky zbulim na tregon se diçka e thjeshtë si të prekësh trupin ose të mbështjellësh fëmijën në krahë mund të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre.
Dashuria është jetësore jo vetëm nga pikëpamja emocionale, por edhe biologjike për zhvillimin e trurit të shëndetshëm.
COMMENTS