Futbolli në zi, humb një legjendë në moshën 49 vjeçare

Futbolli në zi, humb një legjendë në moshën 49 vjeçare

Ja lojtarët që do ta fitonin Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonin Ronaldo dhe Messi

Futbolli qan Phil Masingan që është shuar në një moshë shumë të re, vetëm 49 vjeç. Ndarja nga jeta e ish futbollistit është bërë e ditur nga Federata afrikano-jugore e futbollit nëpërmjet një postimi në Twitter.

Masinga i cili ka luajtur edhe në Itali nga 1997-ta deri në 2001 fillimisht me Salernitanan dhe më pas me Barin konsiderohet një legjendë e futbollit afrikano-jugor. Me “Bafana Bafana”, ai ka realizuar 18 gola në 58 ndeshje, ndërsa ka fituar Kupën e Afrikës në 1996-ën si dhe falë një goli të tij ndaj Kongos i ka mundësuar Afrikës së Jugut, kualifikimin historik në Botërorin, Francë 1998.

Masinga vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për futbollin afrikano-jugor.


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)