FUTBOLLISTI ME PREJARDHJE NGA KOSOVA NËNSHKRUAN PËR BAYERN MUNCHEN (VIDEO)

FUTBOLLISTI ME PREJARDHJE NGA KOSOVA NËNSHKRUAN PËR BAYERN MUNCHEN (VIDEO)

Së shpejti fillojnë xhirimet për dokumentarin kushtuar jetës dhe kontributit të legjendës së futbollit, Sami Kelmendi

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Meritan Shabani, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste.

Shabani, ishte pjesë e ekipit të rinjve të skuadrës së Bayern Munchen dhe përfundimisht ka arritur të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesioniste dhe marrëveshja e lidh 19 vjeçarin me klubin bavarez, deri në vitin 2020.Meritan Shabani, debutoi për ekipin e parë të Bayern Munchen, në xhiron e 32-të në Bundesliga, ku bavarezët triumfuan kundër Eintracht Frankfurt 4-1 në “Allianz Arena” dhe Shabani ishte në formacionin startues të trajnerit Heynckes, derisa luajti për 56 minuta, kur u zëvendësua nga Thiago Alcantara.“Bayerni është klubi im dhe fakti që më jepet kjo mundësi më bën pafundësisht të lumtur”, deklaroi Shabani me të nënshkruar kontratën.Meritan Shabani është i lindur më 15 mars 1999 në Munih të Gjermanisë, nga prindër kosovarë që vijnë nga qyteti i Shtimes. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)