Fytyra e shpresës: Halil Kastrati, njeriu që lotët e hidhërimit po i kthen në lot gëzimi (Video)

Fytyra e shpresës: Halil Kastrati, njeriu që lotët e hidhërimit po i kthen në lot gëzimi (Video)

Brenda burgut më famëkeq në Rusi (Foto)

Skamnorët dhe familjet nevojtare sa herë e takojnë atë, iu ngjallet shpresa se shumë shpejt mund të bëhen me strehë mbi kokë.

Halil Kastrati, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, tashmë është kthyer në dorën e ndihmës për qindra familje shqiptare.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka treguar se deri më tani shoqata ka ndërtuar 100 shtëpi, dhe synojnë që deri në fund të vitit numri i familjeve që do t’iu sigurohet kulmi mbi kokë, do të arrijnë në 200 sosh.

“Në këtë muaj kemi planifikuar t’i ndërtojmë 20 shtëpi dhe 10 banesa, por janë tejkaluar pritjet. Me 2 ose 3 shtëpi më tepër”, ka shtuar Kastrati.

Sipas tij, shqiptarët po tregohen shumë humanë, dhe se kontributet që i pranon shoqata e tij janë vetëm nga shqiptarët.

“Kemi njerëz që kanë dhënë më mijëra euro, madje përveç kësaj në disa raste kanë dashur të mbesin anonim. Mirëpo, ne se paku inicialet e emrit i kemi shënuar. Sepse çdo gjë e evidentojmë. Nëse dikush i dhuron një euro, edhe ato shënohen”, ka theksuar Kastrati.

Ai më tutje ka thënë se deri më tani e ka gjetur mbështetjen e institucioneve të vendit, duke shtuar se kontributin për atdheun do ta bëjë në vazhdimësi.

Kastrati ka treguar se deri më tani, duke përjashtuar muajin e Ramazanit, çdo javë e kanë dhuruar një shtëpi ose banesë, por që sipas tij, nga viti i ardhshëm synojnë që ky numër të dy ose trefishohet.

Në fund, ai ka sqaruar se motivi kryesor se pse ai e bën gjithë këtë punë dhe angazhim, është ta fitojë kënaqësinë dhe shpërblimin e Zotit. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)