Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka qendruar në fshatin Gadime, ku ka përuruar çerdhen e re e cila ka filluar punën. Ndërsa, nga sot fëmijët e vegjël do të kenë mundësi të vendosen në këtë hapësirë moderne e cila përfshinë edukimin e hershëm.
Kryetari Imri Ahmeti, ka uruar banorët e Gadimes dhe fshtrave për rreth për këtë projekt të rëndësishëm i cili ka për qëllim edukimin e gjeneratave në vazhdim.
“ Vërtetë është kënaqësi e veçantë që të ofrojmë kushte dhe ambiente të mira për fëmijët tanë, prandaj dy Gadimet dhe ky regjion nga sot do të kenë mundësi që fëmijët e tyre t’i sjellin në çerdhe, në këtë hapësirë e cila ndikon edhe për edukimin e fëmijëve që nga mosha e hershme dhe një avancim për mësimnxënie të mëvonshme”, ka thënë Kryetari Imri Ahmeti.
Nga ana tjetër, zëvendës shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larissa Bruun, tha se Lipjani është një nga komunat me të cilën UNICEF-i ka bashkëpunim shumë të mirë dhe duket që kryetari dhe komuna që qëndron pas tijë po vendos një theks të veçantë në edukimin e hershëm. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera me Lipjanin.
Ndërsa, drejtori shkollës, Skender Ademi,ka thënë se ndërtimi i kësaj çerdheje e cila ka qenë ëndërr për Gadimen e që nuk e kemi menduar asnjëherë, është një nga projektet më të mirëpritura nga ne gadimasit. Ai po ashtu ka falenderuar komunën dhe Kryetarin Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme në rregullimin e infrastrukturës në fushën e edukimit me të cilat presin cilësi më të lartë.
COMMENTS