Gara e pasluftës: UÇK-FARK

Gara e pasluftës: UÇK-FARK

Ulpiana pa pikë mëshire ndaj Galaksisë

Betejën e meritave të luftës po e zhvillojnë Bajram Gecaj dhe Nasim Haradinaj
Debati ndërmjet eksponentëve të UÇK’së dhe FARK’ut ende po vazhdon se kush luftoi në shumë dhe kush organizoi betejat, raporton T7.

Nasim Haradinaj dhe Bajram Gecaj po shtyhen se kush organizoi dhe luftoi në betejën e Koshares. Padrejtësisht, këto dy grupe prej pasluftës i kanë ndarë edhe dëshmorët që kanë rënë për çlirimin e Kosovës.

Komunikimin me bashkëluftëtarët po e bënë nën krismat e pushkëve të armikut.
Tani që kanë kaluar gati dy dekada kur heroi Agim Ramadani u vra në Koshare, është ngjallur debat se kush ka merita më shumë për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Dy grupe politike po tentojnë t’i përvetësojnë meritat për luftën. Krahu i UÇK’së dhe krahu i FARK’ut të LDK’së kanë nisur betejën se kush në fakt bëri luftën në fshatin që ndanë Kosovën me Shqipërinë.

Në gjithë këtë situatë, meritat për betejën e Koshares, sipas zyrtarit të LDK-së Bajram Gecaj, i takojnë Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në anën tjetër nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, thotë se Gecaj është personi më jo kompentent për të folur për këtë temë.

Në këtë debat për Kosharën në krahë Nasim Haradinajt i doli Jakup Krasniqi nëpërmjet një statusi në Facebook.

Plot 114 anëtarë të UÇK-së u vranë në Koshare, e 350 të tjerë u plagosën. Mbi 100 llogaritet të kenë qenë humbjet në radhët e serbëve, që u ndihmuan nga mercenarë rusë e sllavë të tjerë.

Ndarjet e kohës së luftës kanë ndikuar edhe pas vitit 1999. Dy krahët politikë padrejtësisht kanë ndarë edhe dëshmorët, duke i cilësuar njërën pjesë si të UCK’së e të tjerët si të FARK’ut.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)