Rita Ora dhe Dua Lipa janë shndërruar dy femrat me ndikim shumë të madh në botë.
Projektet e tyre muzikore e zërat e mahnitshëm që i karakterizojnë kanë bërë që të dya të zhvillojnë një karrierë të bujshme, shkruan lajmi.net
Si Rita ashtu edhe Dua asnjëherë nuk e kanë harruar vendin prej nga kanë ardhur dhe çdo herë në pothuajse secilën intervistë e kanë përmendur Kosovën, janë mburrur që kanë prejardhje prej këtu dhe kanë promovuar shpesh gjërat tradicionale që ne kemi.
Duke u rritur jashtë vendeve shqipfolëse të dya kemi parë se mundohen shumë ta flasin shqipen rrjedhshëm ani pse kjo gjë është pothuajse gati e pamundur.
Jeta atje dhe fama ishin dy nga arsyet se Rita Ora dhe Dua Lipa ndjekin trendet evropiane edhe me veshjen dhe pozat provokative pa komplekse.
Por për paraqitjet e tyre skenike të dya shpenzojnë shuma të majme parashë. Disa nga blerjet e të dyjave i kemi ndarë nga ‘What They Wearin’ e që do të ju shokojnë.
Gjatë analizës kemi parë që është Rita Ora ajo e cila shpenzon më shumë në veshje mirëpo Dua ia kalon me shumat tejet e larta të parave që harxhon për byzylykët.
Ndryshe për sa u përket projekteve të reja muzikore Dua po shijon suksesin e ‘IDGAF’ ndërsa Rita atë të ‘For you’në bashkëpunim me Liam Payne për ‘Fifty Shades Freed’./Lajmi.net/
COMMENTS