Pas akuzave të kryetarit të Ulpianës Blerim Duriqi se Jeton Gashi gjatë kohës sa ishte trajner në klub ka marrë 1.000 euro rrogë dhe e ka largu klubin nga liga, ka qenë i menjëhershëm kundëreagimi nga vetë Gashi, njofton Ulpianapress.
Ish-futbollisti shumë skuadrave në Kosovë dhe jashtë Kosovës ka akuzuar kryetarin Blerim Duriqi bashkë me pjesën tjetër të kryesisë se kanë kurdisur lojë. Gashi ka përmendur lojën me Vllazninë e Pozharanit. Po ashtu Gashi ka thënë se kryesia e Ulpianës edhe kanë keqpërdor mjete pasi sipas tij kanë lëshuar fatura se futbollisti ka marrë pagë e në të vërtetë ai nuk ka marrë. Gashi ka shtuar se Blerim Duriqi, Arian Dragaçina dhe Fitim Krasniqi duhet ta lirojnë klubin.
Ndërkohë gjatë ditës Gashit në krah i kanë dalë edhe tifo grupi Tigrat.
Po sjellim kundëpërgjigjjen e plotë të Gashit:
“Më paskan bërë fajtor për Ulpianën qe ka ra prej ligës. Ma së pari ky far Blerimi duhet me shku në shkollë dhe me mësu për rregullat e futbollit, e dyta unë klubin nuk e kam dashtë me interes, kurrë as me rrena as me mashtrime.
Krejt e dinë çfarë gjendje ishte Ulpiana kur e kmm marrë. Me thanë të drejtën ata duhet mi akuzu qe e kanë shit lojen me Vllazninë e Pozharanit, pasi dallaverin ma ka tregu vet Blerim. Lojtarët atë kohë ma bojshin trener këtu ka faktura qe i kanë mushë gjëja i ka marrë një lojtar, e kur e kanë pyet lojtatin ai ka thanë që nuk e ka marrë asnnjë cent.
Sa i perket kushteve per ushtrime edhe per lojë, ato kanë qenë zero. Ama nuk ka faj Blerimi me kryesinë se nuk dinë ma shumë ata, janë të padijshëm. Rrogat i kanë dhanë qysh kanë dashtë, 1 rrogë 3 muaj.
E kish thanë Blerimi 1000 euro rrogen e kom pas. Po me vjen keq qe e kam leju veten me punu me njerëz qe nuk e kuptojnë futbollin. Edhe një Blerimi duhet me ditë kur kam qenë menagjer i klubit Ulpianen e kam shti në Superligë bashkë me komandantin Ramiz Qeriqin dhe kryetrajnerin Enver Duriqi. E per me më vlersu mu Blerimi duhet me fol me bacin Enver, me Faruk Sejdinin, me Dimiter Penevin e Bilbil Sokolin.
Ne komanden e Blerimit Ulpiana dy herë po bjen nga liga, thjesht duhet me lanë klubin Blerim Duriqi, Arian Dragaçina edhe Fitim Krasniqi, boll ma”.
COMMENTS