Gati për “sulm” me patate dhe vezë! Rama anulon vizitën në Shkodër

Gati për “sulm” me patate dhe vezë! Rama anulon vizitën në Shkodër

SHESHEL KËRCËNON NË MES TË KUVENDIT SERB

Deputeti demokrati i Shkodrës, Bardh Spahia, ka konfirmuar se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Shkodër.
Këtë lajm, Spahia e ka dhënë teksa bashkë me shkodranët ishin mbledhur për të protestuar kundër skemës së re të TVSH-së për bizneset e vogla. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama kishte parashikuar një vizitë në Shkodër ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihet edhe biznesi.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut videon ku shihet një qytetar shkodran, që po përgatitet për protestën. I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa shton se me to do qëllojë kryeministrin Rama.

“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. Do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, këto nuk kurrë gja”, thotë shkodrani.

/Express

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)