Gattuso e ka një kërkesë për futbollistët e tij

Gattuso e ka një kërkesë për futbollistët e tij

15-vjeç dhe ka shënuar 42 gola në një sezon! Ulpiana ka “xhevahirin” në akademi, njeriu që po çmend sportdashësit

Milan do të luajë sot në mbrëmje në “San Siro” ndaj Lazio, një ndeshje e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt një vendi në Europë sezonin tjetër.

Por për trajnerin Gennaro Gattuso nuk ka për të qenë e lehtë, duke qenë se këtë sezon, kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë ndeshje ndaj ekipeve që ndodhen sipër tij në renditje.

Ndaj dhe kjo sfidë ndaj Lazio është delikate dhe e rëndësishme për Milanin, që vjen nga një moment i mirë në kampionat, 3 fitore radhazi dhe 13 gola të realizuara.

“Lojtarët e dinë që nuk kemi asnjë fitore ndaj skuadrave që janë para nesh në renditje dhe ky është një ngërç psikologjik i madh. Mendoj se e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje edhe pse në fushë mund të ndodhë gjithçka”.

“Për mua kjo është një ndeshje si gjithë të tjerat, që vlen 3 pikë, ndaj duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer edhe pse do të jetë e vështirë. Kjo është një ndeshje që duhet fituar, për të vijuar serinë pozitive”, u shpreh trajneri Gennaro Gattuso.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)