Gazeta argjentinase thotë se gazetari që e publikoi lajmin për Dybalan nuk punon për ta

Gazeta argjentinase thotë se gazetari që e publikoi lajmin për Dybalan nuk punon për ta

Pas ndeshjes me Anglinë, Januzaj merr dhuratën që do ta dëshironte çdo lojtar në kampionatin botëror

Një gazetar argjentinas kishte pohuar se ylli i Juventusit, Paulo Dybala, do t’i bashkohet Real Madridit për 180 milionë euro.

Mauricio Hidalgo, i cili pohonte se punon “për sektorin e Real Madridit të gazetës Ole”, ka bërë një postim në Twitter duke thënë se në 48 orët e ardhshme, sulmuesi argjentinas do të transferohet në Santiago Bernabeu.

Në bazë të këtij pohimi, 24-vjeçari do të përfitonte 16 milionë euro në sezon te Los Blancos.

Mirëpo, SportMediaset e ka kontraktuar gazetën argjentinase, e cila ka konfirmuar se Hidalgo nuk punon për ta.

Në ndërkohë, edhe mediat tjera italiane thonë se nuk ka kurrfarë baze pohimi i tij, pasi që Juve nuk mund të gjejë zëvendësim për sulmuesin, sepse afati kalimtar në Itali është mbyllur.

Edhe Calciomercato.com kishte raportuar se nuk do të ndodhë shitja e sulmuesit të Juves te Reali. Kjo për faktin se Zonja e Vjetër tashmë e sakrifikoi Gonzalo Higuainin dhe nuk ka nevojë të largojë lojtarë të tjerë.

Theksojmë se me transferimin e Cristiano Ronaldos, Juve dëshiron ta kërkojë trofeun e Ligës së Kampionëve, prandaj Dybala është shumë i nevojshëm në këtë objektiv. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)