Gazeta e njohur zvicerane, Blick.ch, ka kërkuar nga lexuesit e saj që t’i dërgojnë fotografi duke festuar me shqiponjë, ashtu si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.Dy futbollistët e Zvicrës nga Kosova, Xhaka e Shaqiri, festuan me shqiponjë golat e tyre në ndeshjen ndaj Serbisë në Kampionatit Botëror.
Gazeta prestigjoze nga Zvicra, në faqen e saj në Facebook ka bërë një postim me flamurin e Zvicrës dhe atë shqiptar, ku u ka kërkuar lexuesve që të dërgojnë foto duke bërë shqiponjën me duar.“Ne jemi prapa shtetit tonë! Na dërgoni një fotografi ku bëni shqiponjën në redaksinë tonë, apo këtu në Facebook”, ka shkruar Blick.Komentues të shumtë i janë përgjigjur kësaj kërkese, ndër ta edhe tifozët kroatë, që kanë bërë shqiponjën në rrugët e Rusisë. /Insporti
COMMENTS